Kaderit i publikohet një bisedë ku dëgjohet duke e nënçmuar Albën me fjalë të ulëta

02 shkurt 2024 | 13:30

Bukuroshja Kader Kicaj ka qenë mjaft e përfolur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo krijoi një lidhje me banorin finalist, Lumbardh Salihu, i cili në fillim të programit ia kishte vënë sytë bukuroshes tjetër të shtëpisë, Alba Vukaj.

E përgjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi, vazhdimisht nga jashtë është parë si një rivalitet mes bukurosheve Alba dhe Kader, të cilat nuk ruajnë raporte miqësore as nga jashtë.

Madje së fundmi në rrjetet sociale, ka filluar që qarkullojë një audio-incizim, ku bukuroshja prizrenase kërkon nga fansat e saj që të komentojnë në një video në TikTok, në mbrojtje të saj.

Bëhet fjalë për një video ku disa fansa të Albës kanë komentuar se ndyrshimi i ri në ngjyrën e flokëve që Kaderi ka bërë, është kopjuar nga Alba.

Në këtë audio-incizim, Kicaj i drejtohet bukuroshes shkodrane edhe me termin “selajkë”, fjalë kjo e cila nga serbishtja në shqip do të thotë “fshatare”.

Mesa duket, raportet jo të mira të dy vajzave nga brenda shtëpisë, janë përcjell edhe nga jashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…