Kadetët e FSK-së përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s

26 qershor 2022 | 10:51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen  “Kampi veror 2022”, në Maqedoninë e Veriut.

“Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, në poligone e qendra stërvitore ushtarake në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook “.

Ai ka njoftuar se gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata do të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paaftësia e një personi të moshës së mesme ose të…