Kadeti i FSK-së përfundon trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
12 dhjetor 2025
| 17:02
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka bërë me dije se kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Dakaj është nderuar me medaljen “Sandhurst”, të cilën ia ka dorëzuar gjeneralmajori Nick Cowley, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.
“Jemi krenarë të festojmë një tjetër arritje për FSK-në”, ka shkruar Ambasada britanike në “Facebook”, duke i uruar kadetit suksese në karrierën e tij të ardhshme në forcë.
Ky është një nga sukseset e radhës që thekson bashkëpunimin e ngushtë në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë dhe trajnimit ushtarak.



