Kadri Veseli i kërkon OVLUÇK-së ta anulojë protestën e 9 korrikut

04 korrik 2020 | 17:14

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.

Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.

“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka thënë Veseli.

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer.

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.

Publiée par Kadri Veseli sur Samedi 4 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demush Shaha kreu i Institutit EPIK, ka njoftuar se vëllai…