
Kadri Veseli sot paraqitet para Speciales
10 nëntor 2020
| 08:54
Në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e parë e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike. “Gjatë paraqitjes së parë gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari t’i kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.
Dje para Speciales kanë folur edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Para Tribunalit do të deklarohet edhe ish-shefi i grupit parlamentar i LV-së, Rexhep Selimi.