KADRI ZEKA ME 25 PRILL 2023 I MBUSH 70 VJET

25 prill 2023 | 02:26

Ismet Sylejmani

Më 25 Prill 1953, ka ardhur në jetë njëri prej bijëve më të shquar të popullit shqiptar, i madhi i papërsëritshëm, Heroi i Kombit Kadri Zeka!
Po të ishte i gjallë, Ai sot do të festonte 70 vjetorin e lindjes!
Me jetën e Tij të bujshme në shërbim të popullit shqiptar, të Atdheut dhe të Kombit, lavdimadhi Kadri Zeka, u bë Udhëheqës i madh e i lavdishëm i GMLK-së, dhe njëri prej top themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila më 17 Nëntor 1994, bëri realitet ëndrrën e Tij të madhe dhe të qindra e mijëra patriotëve, kur themeloi të lavdishmen Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, çlirimtaren e Kosovës dhe shporrësen nga Kosova të Serbisë pushtuese!
Heroi i Kombit Kadri Zeka, ishte dhe mbetet përgjithmonë, njëra nga lindjet më të mëdha të popullit shqiptar dhe ideologu i tij!

Lavdi e perjetshme Heroit te Kombit Kadri Zeka!

Prishtinë, 25 Prill 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter ka goditur në…