KADRI ZEKA, NAZMI HOXHA DHE PAISJET PËR STREHIMIN E MATERIALIT PROPAGANDISTIK PATRIOTIK NË GJILAN

22 shkurt 2026 | 22:29


Ismet Sylejmani

Është i njohur fakti se Grupi Marksist Lenisnist i Kosovës, Komiteti i Gjilanit, kishin vendosur që për nevojat e aktivitetit ilegal politik patriotik atdhetar, të siguronin paisje për strehimin e materialit propagandistik!

Disa nga ato paisje, ishin edhe këto që shihen në foto, bidonat/kantat e medha të turshive, të cilat perdoreshin nga familjet për nevoja të ruajtjes së ushqimeve në vende të veçanta!

Dy nga këto i kishin siguruar Heroi i Kombit Kadri Zeka dhe atdhetari e ish- i burgosuri politik Nazmi Hoxha!

Simbas tregimeve dhe kujtimeve të atdhetarit e patriotit të madh Nazmi Hoxha, pas burgosjes së vëlluat të Heroit të Kombit Kadri Zeka, atdhetarit Taip Zeka, në burgun e Pozharevacit, Nazmi Hoxha ia tregon Taipit historinë se si e ka siguruar Kadriu paisjen për strehim të materialit ilegal atdhetar propagandistik!

Nazmi Hoxha gjatë bisedave më ka treguar se Kadri Zeka për shkaqe të thella sigurie, bidonin/kanten plastike e ka marrë në fshehtësi të plotë në shtëpinë e tij në Gjilan, të ciles ia ka hequr djathin dhe e ka marrë dhe e ka derguar në destinimin e caktuar nga grupi!

Nazmi Hoxha gjithashtu për siguri të plotë, nje paisje të ngjashme e ka marrë në fshehtësi të plotë, në shtëpinë e familjes së bashkëshortës se tij në Cernicë!

Gjatë një vizite të familjes së Tij, në burgun e Pozharevacit, Taip Zeka me stilin e tij, ia zbulon familjes se kush ishte ai që e kishte marre bidonin/kanten e djathit!

Prishtinë, 22 Shkurt 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Konektikatit dhe Masaçusetsit lëshuan…