Kadriaj: Ka momente në jetë kur njeriu nuk udhëton vetëm me trup, por me zemër
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Dega në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka postuar një fotografi duke ardhur nga diaspora në Prishtinë, për të marrë pjesë në marshin e organizuar nga Platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet të martën me fillim në orën 14:00 në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
“Ka momente në jetë kur njeriu nuk udhëton vetëm me trup, por me zemër, me shpirt dhe me ndërgjegje. Ky është një prej atyre momenteve.
E ndjeva obligim moral dhe kombëtar të jem aty, të paktën aq sa mundem, për ata burra që dhanë gjithçka për ne dhe vazhdojnë të sakrifikojnë edhe sot. Ata ishin të gatshëm të japin edhe jetën për Kosovën dhe për lirinë tonë… ndërsa sot kërkojnë vetëm drejtësi.
Nëse ata nuk u dorëzuan kurrë për ne, ne nuk guxojmë të qëndrojmë duarkryq për ta. Tani është radha jonë të veprojmë.
Bashkohu edhe ti! Mos mungo aty ku kërkohet zëri ynë si popull.
DREJTËSI, JO POLITIKË!
17 shkurt 2026 | Ora 14:00, Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Shihemi atje për drejtësinë, për dinjitetin, për Kosovën.
Pasha bukën, do të shkoja pas tyre nëse do të më thërrisnin edhe për n’atë dynja!”, ka shkruar Kadriaj, ndër të tjera, në llogarinë e tij në “Facebook”.



