Kadriaj: Kosova s’do të heshtë, shqiptarët nuk dorëzohen kurrë

16 nëntor 2025 | 18:00

Njëri ndër drejtuesit e degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj ka postuar një reagim ndaj akuzave të fabrikuara dhe shpifjeve të ulta të Dick Marty-t, një deputet zviceran që ngriti akuza të rreme për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”. “Akuza të fabrikuara, pa fakte, pa prova, të cilat u rrëzuan një nga një. Kur këto dështuan, u ndryshua skenari. U ridizajnua drejtimi i Gjykatës Speciale dhe u krijua një mekanizëm i njëanshëm, i cili sot nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë evropiane, por vetëm me interesa të errëta politike.”, thuhet në reagimin e Kadriajt i cili me shumë familjar e veprimtar ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Strasburg të Francës.

Reagimi i plotë i tij:

Sot në Strasburg, para Parlamentit Evropian, u ngrit zëri i mijëra shqiptarëve kundër një padrejtësie që ka vite që po ushqehet me mashtrime, manipulime dhe qëllime politike.

Pikërisht këtu nisi gjithçka nga një shpifje e ulët e Dick Marty-t, një deputet zviceran që ngriti akuza të rreme për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”. Akuza të fabrikuara, pa fakte, pa prova, të cilat u rrëzuan një nga një. Kur këto dështuan, u ndryshua skenari. U ridizajnua drejtimi i Gjykatës Speciale dhe u krijua një mekanizëm i njëanshëm, i cili sot nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë evropiane, por vetëm me interesa të errëta politike.

Dhe sot është bërë e qartë: Gjykata Speciale është shndërruar në një tribunal politik që mban padrejtësisht të izoluar liderët tanë njerëzit që sakrifikuan jetën, familjet dhe rininë e tyre për lirinë e Kosovës.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Kjo është tentativë për ta rishkruar historinë tonë dhe për ta njollosur luftën tonë çlirimtare.

Ne jemi në Strasburg për ta thënë troç:

Nuk frikësohemi. Nuk nënshtrohemi. Nuk heshtim.

Kërkojmë drejtësi të plotë dhe lirimin e menjëhershëm të liderëve tanë. Çdo ditë që kalon është turp për ata që flasin për të drejta të njeriut ndërsa mbajnë të burgosur të pafajshëm.

E Europa duhet ta dëgjojë mirë:

Nuk mund të predikojë vlera në botë, nëse i shkel në zemër të vet.

Drejtësia nuk është opsion. Është detyrim.

Dhe nëse kjo padrejtësi vazhdon – zëri ynë vetëm sa do të bëhet më i fuqishëm, më i palëkundur dhe më i pamëshirshëm ndaj hipokrizisë.

Kosova s’do të heshtë. Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të nisë…