
Kadrijaj: Basha është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes
28 gusht 2025
| 11:32
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, duke folur për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha në lidhje me publikimit e punimit në bashkautorësisë të tij me akuza të rënda ndaj UÇK-së, ka thënë se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e LV-së propozuar”, ka thënë Kadrijaj.
E pyetur nga gazetarët se AAK-ja ka votuar për zgjedhjen për Bashën kryetar të Kuvendit, ajo ka thënë se nuk e ka votuar.
“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, ka thënë Kadrijaj.