Kadrijaj: Do të formohet komision i ri për verifikim të mandateve

19 prill 2025 | 12:38

Deputetja Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se sot do të formohet komision i ri për verifikimin e mandateve të deputëve.

Këtë deklaratë ajo e dha pasi mori pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me përfaqësues të partive politike.

Një komision i tillë ishte formuar edhe në seancën e parë konsituive të martën, por raporti nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu nga LV-ja tha se të gjitha partitë politike…