Kadrijaj: Edhe në seancat e tjera LV-ja do të propozojë kandidatë që nuk kanë vota
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me qëllim ka propozuar kandidate që nuk e kanë mbështetjen e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
“Do të shihni, edhe në seancat në vijim do të propozohen figura të tilla që nuk kanë përkrahje”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka thënë se seanca e sotme është dashur të nisë me një “kërkimfalje” nga Dehari dhe LV-ja, pasi siç ka theksuar, “e kanë shkelur Kushtetutën.
Ajo ka thënë se partitë që ishin në opozitë kanë ofruar alternativa për daljen nga ngërçi politik, por LV-ja nuk i ka pranuar këto opsione.
“Po shihet që LVV-ja nuk është e interesuar për zhbllokim të situatës”, ka thënë ajo, duke iu referuar propozimit për kryeparlamentare të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës.



