
Kadrijaj: Haxhiu do të ishte dashur të adresohet edhe për çmim nobel për dështim
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se nuk e ka obligim ligjor dhe kushtetues të votojë kandidatin e partisë tjetër. “Ne si AAK në këtë rast apo partitë të tjera nuk e kanë obligim ligjor as kushtetues të votojnë një kandidat që është i një partie tjetër përderisa nuk ka një koalicion ose përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje. Po shihet se janë bllokuar”, ka thënë Kadrijaj.
Lidhur me dështimin e 18-të të konstituimit të Kuvendit, Kadrijaj ka thënë kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, do të duhej të adresohet për çmim Nobel për dështim.
“Ndoshta ish dashtë mu adresuar edhe për çmim nobel, Albulena Haxhiun për dështim sepse nuk e besoj që ka ndonjë kandidat në asnjë instancë që ka dështim të tillë”, ka thënë Kadriaj.