
Kadrijaj ia përmend Kurtit humbjen në zgjedhjet lokale: Kurrgjë s’ishte Shën Valentini çka ishte ‘Shën Balotazhi’
24 janar 2022
| 17:13
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, para se ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti lidhur me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e rrymës, ia ka përmendur atij humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Kadrijaj ka thënë se “karriga e opozitarit është krejt ndryshe nga karriga e pushtetarit”.
“Ndërsa ju e patë. Kurrgjë nuk ishte shën valentini çka ishte shën balotazhi, i cili ju shpalli si parti opozitare, partinë me më së paku komuna të fituara si dhe me rënie drastike të votave”, është shprehur Kurti.