Kadrijaj kritikon Kurtin për deklaratat ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Është turp, deklaratat kontroverse të Albin Kurtit më nuk na çuditin..

03 korrik 2025 | 20:25

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me ish-krerët UÇK-së, të cilët aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kadrijaj nuk pajtohet fare me deklaratat që mbrëmë kryeministri në detyrë i bëri gjatë një interviste duke thënë se në ish-kryetarët në Hagë po vizitohen shpesh herë edhe për instruksion politike.

“Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër apo pesë, por jam i sigurt që s’i ka tre, s’i ka as dy dhe s’e ka as një. Edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, tha dje Kurti në Tëvë1.

Kadrijaj i tha lajmi.net se e konsideron të papranueshme dhe turpëruese që Kurti të shpreh qëndrime kontradiktore dhe të ndryshueshme në lidhje me këtë çështje, duke vënë në dyshim qëndrimin e tij për drejtësinë.

Ajo tutje thotë se këto deklarata të tij nuk e çuditin më.

“Deklaratat kontroverse te Albin Kurtit ma nuk na çuditin sepse aq shume ka ndërru qëndrime sa ma nuk befasohemi. Është turp për deklaratat e tij për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë”, tha Kadrijaj për lajmi.net.

Ajo gjithashtu thekson se deklaratat e Kurtit për urat mbi lumin Ibër, janë thjesht fushatë zgjedhore dhe se fokusimi i tij në këtë temë është i njohur dhe i përsëritur, duke mos sjellë asnjë zgjidhje konkrete për qytetarët.

“Për urën e ka për fushat zgjedhore. Sepse nga gjitha ndodhitë tash i kanë mbet veç me u mar me Mitrovicën dhe deklaratat tash të njohura për çlirimin e asaj pjese”, theksoi deputetja e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…