Kadrijaj për takimin Kurti-Limaj: Mesa duket, ata ishin takuar për të mos u dakorduar

21 korrik 2025 | 10:45

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se s’kanë ndryshuar qëndrimin që ta propozojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.

“E kemi qëndrueshmërinë në kandidatin e propozuar”, ka thënë ajo.

Kadrijaj është pyetur edhe për takimin Kurti-Limaj.

“Me sa duket, ata ishin takuar për të mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi.  ilat janë kërkesat e Limajt, cilat janë kërkesat e Kurtit?”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka theksuar se pritet të shihet në ditët në vijim.

“26 po afrohet”.

“Nuk do të votojë asnjë kandidat të LV-së”, ka thënë Kadrijaj në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…