Kadrijaj për VV-në: Sponsorizues të grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët
02 prill 2026
| 20:53
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj sonte në Klan Kosova nuk u kursye me deklarata ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ajo u shpreh se kjo parti është sponsorizuesese e grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët.
“Ata vet janë sponsorizues të atyre grupeve për ta shajtur luftën dhe për ta shajtur çdo kënd që ka qenë në luftë dhe pjesë e luftës. Janë sponsorizues që ta shajnë luftën, që t’i shajnë komandantët e luftës, e besa edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë vet sponsorizues”, tha ajo.



