
Kadrijaj: Situata në Kuvend, cirk
15 maj 2025
| 11:28
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur “cirk” situatën që po krijohet në Kuvendin e Kosovës.
“Kishte qenë mirë që edhe ju të abstenonit nga këto seanca. Vetë Gjykata Kushtetuese e ka dërguar këtë material. Gjykata na ka njoftuar se do ta dërgojë materialin me kërkesën tonë si deputetë dhe të Vjosa Osmanit, për të dërguar komentet e tyre”, ka thënë Kadrijaj pas dështimit të 16-të me radhë të seancës konstituive.