Kadrijaj: S’kërkuam përkrahje nga Hoxhaj, por nga ata që kontribuuan në luftën e UÇK-së

24 nëntor 2020 | 23:06

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që ka thënë se nuk kanë votë për Ramush Haradinajn për president.

Përmes një postimi në “Facebook,” Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë kërkuar votë nga Hoxhaj, por nga bashkëluftëtarë të UÇK-së.

“Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhaj, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs. Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”,  ka shkruar Kadrijaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK -së, njëherësh kryetari i komunës…