
Kadrijaj thotë se LV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend
15 qershor 2025
| 10:57
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk e ka menduar që do të zgjasë kaq shumë konstituimi i Kuvendit.
“Nuk po shohim ndonjë angazhim, përkundrazi po shohim që po iu pëlqen kjo bllokadë”, u shpreh Kadrijaj.
Tutje ajo thotë se janë ende në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.