Kahn: Alissoni më i mirë se Neueri

21 dhjetor 2018 | 16:37

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është portier më i mirë se kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer.

Këtë e ka thënë ish-portier legjendar i Bayernit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kahn. Liverpool afatin e fundit kalimtar theu rekordet në tregun e transferimeve, duke e transferuar për 62.5 milionë euro Alisson nga skuadra e Romës. Paraqitjet e portierit brazilian kanë kontribuar në sukseset e Liverpool këtë sezon, që kryeson në Premierligë pas 17 xhirove.

“Për momentin është Alisson. Ai tregoi në Kupën e Botës që është një portier i klasit botëror. Neuer nuk kishte paraqitje të mira pas kthimit nga lëndimi. Mendoj se dy gjëra kanë thyer ritmin e tij, dalja e ashpër nga Kupa e Botës dhe lëndimi”, ka thënë Kahn.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me…