
Kahn: Nubel e shikoj si numrin një absolut në harkun e pak viteve
09 janar 2020
| 14:37
Oliver Kahn është anëtar i ri i bordit drejtues të Bayern Munchenit. Ish-portieri i kombëtares gjermane foli edhe për blerjen e Alexander Nubel nga Shcalke 04.
“Blerja e Nubelit ka qenë një vendim shumë i zgjuar nga ana jonë. Flasim për një zgjedhje strategjike për të ardhmen e klubit. Ai duhet të vazhdojë të rritet, duke shfrytëzuar edhe mundësinë për të mësuar edhe nga një portier i kalibrit të Neuerit. Personalisht e shikoj si numrin një absolut në harkun e pak viteve”, ka deklaruar Kahn.