Kajtazi: Kurtin e pret lista e zezë e ShBA-së

31 tetor 2025 | 23:09

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se partitë politike do të duhej t’i pengonte për të mos realizuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, puna që ata kanë bërë në Qeverinë që tashmë është në detyrë.

Ai ka deklaruar se masat e BE-së dhe raportet jo të mira me ShBA-në janë njëri prej indikatorëve se nuk duhet të ketë koalicion qeverisës me Kurtin nga subjektet e tjera politike.

“Gjuha e Kurtit është e papërshtatshme, megjithatë nuk mendoj se do të duhej të ishte pengesë për një bashkëqeverisje. Unë mendoj se dëmet që i janë bërë këtij vendi janë pengesë për një bashkëqeverisje.”

“Ne, derisa jemi nën sanksione të BE-së dhe kemi raporte tepër të këqija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cili lider politik i Kosovës guxon të hyjë në bashkëqeverisje me këtë, kur zoti Kurti është në prag të sanksionimit me listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kajtazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, Hagë e Tiranë. Tri kanë qenë destinacionet për protesta…