Kajtazi: Kushdo që përpiqet ta rikthejë Kurtin në pushtet, është më i keq se Kurti
Analisti politik Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kushdo që përpiqet ta rikthejë Albin Kurtin në pushtet “është më i keq se vetë Albin Kurti”.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se e ka gjykuar rëndë çdo person që ka bërë përpjekje të tilla.
Ndër të tjera, analisti foli edhe për Fatmir Limajn, për të cilin tha se është politik me përvojë dhe i pjekur, dhe sipas tij, do të ishte mirë të ishte në Kuvendin e Kosovës.
“Fatmir Limaj në fillim e ka lujtë goxha mirë lojën, por më gjasë dikur ka nisur ta teprojë duke luajtur. Tek kur prishen në një negociatë, dalin dhe flasin çka ka ndodh. Limaj është politikan me përvojë dhe i pjekur dhe ishte mirë të ishte në Kuvendin e Kosovës, absolutisht. Por ju ka ngjall pasiguri partive politike të paktën se si është reflektuar jashtë dhe si ka folur veçanërisht AAK-ja në raport me Limajn. Tentimi i tij për t’u bërë pjesë me Qeverinë Kurti. E kam gjykuar shumë rëndë këdo që bën përpjekje me risjell edhe një herë Albin Kurtin në pushtet, është më i keq se Albin Kurti”.
Kajtazi po ashtu tha se do të kishte qenë më e natyrshme që Limaj të bashkëpunonte me PDK-në.
“Limaj ka qenë shumë më e natyrshme me hy në PDK, është një brumë, ndarja e tyre ka qenë shumë e vështirë. Ka ndodhur pas përgjimeve kur janë publikuar, ajo seria e parë 4-5 përgjimet e para kur u publikuan, pastaj më kujtohet Limaj ka qenë në Rubikon tek ju ku ka bërë akuza të jashtëzakonshme se si janë montuar rastet e tij të korrupsionit nga bashkëpartiakët e tij, e pati akuzuar konkretisht Kadri Veselin dhe ShIK-un. Ka goxha thyerje, por sidoqoftë prej asaj kohe kanë ndodhur zhvillime të mëdha, tash Bedri Hamza është kryetar i PDK-së, Thaçi e Veseli janë me halle të tyre, besoj që ka mundur të gjendet një rrugë e bashkëpunimit”.



