Kajtazi: Secili krim i madh po na del i lidhun me pushtetin

03 qershor 2025 | 23:05

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me lidhjet e pushtetit aktual me krime të rënda dhe struktura të organizuara kriminale.

Sipas tij. çdo herë që zbulohet një krim i madh, gjurmët çojnë drejt lidhjeve me pushtetin.

“Jo të lidhun me drogën, krimet, ku të prekësh një krim që është i madh, i rëndësishëm, po na del i lidhun me pushtetin”, deklaroi Kajtazi.

“Këta njerëz, ky pushtet, neve po na del që është i lidhun në shumë raste me grupet kriminale, me mafian energjetike, me grupe të drogës”, shoti Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Kujtojmë se media “Paparaci” raportoi sot se në një aksionin të madh të antidrogës sot anegjerë Kosovës është arrestuar edhe një nga figurat kyçe të dyshuara në bosët e drogës në vend. Personi në fjalë, sipas mediumit, ka qenë pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shihet në fotografi në prani të Xhelal Sveçlës, Albin Kurtit, dhe akterëve të tjerë të VV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka…