
Kajtazi: Sot Thaçi ndodhet në burg, por kontributi i tij për liri dhe pavarësi është i pashoq
Gazetari Vehbi Kajtazi në përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës ka shkruar se “17 Shkurti 2008, nuk mund të imagjinohej si ngjarje pa urtësinë dhe punën e Ibrahim Rugovës.
“Nuk do të ndodhte pa luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në krye me komandant Ademin, familjes Haradinaj e shumë të tjerëve. Pa trimërinë dhe punën e Hashim Thaçi”, ka shkruar Kajtazi në mediat sociale.
Postimi i plotë i tij:
17 Shkurti 2008, nuk mund të imagjinohej si ngjarje pa urtësinë dhe punën e Ibrahim Rugovës. Nuk do të ndodhte pa luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në krye me komandant Ademin, familjes Haradinaj e shumë të tjerëve. Pa trimërinë dhe punën e Hashim Thaçit.
Rugova nuk e priti shpalljen e Pavarësisë, ama punoi fort për të.
Sot, Thaçi ndodhet ne burg ne Hage, por kontributi i tij për liri dhe pavarësi është i pashoq.
Vendin e udhëheq një brez tjetër, i cili nuk e ka as guximin e as vizionin e brezit te lirisë dhe pavarësisë.
Ky brez, do te duhej te ishte mirënjohës për ata që dhanë gjithçka nga vetja. Puna e brezit të lirisë dhe pavarësisë ua ka mundësuar brezit të ri të qeverisin shtet të lirë dhe demokratik, pa pasur nevojë të sakrifikojnë jetët e tyre. Sepse luftë për liri nuk kane nevojë te bëjnë. Atë e bën të tjerët.
15 vjet shtet!