Kalimi i pamundur ndaj Piastrit, Verstappen: Ja si e realizova

20 maj 2025 | 16:00

Maks Verstappen ka talentin për ta bërë që të duket e thjeshtë dhe e realizueshme atë që për të gjithë kolegët e tij pilotë është praktikisht e pamundur. Po flasim për parakalimin spektakolar në kthesën 2 në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës, me të cilin holandezi i Red Bullit shtangu Oskar Piastrin, duke marrë kryesimin e garës, për të mbyllur më pas me triumf në Itali.

Për Vershtapen ishte fitorja e katërt radhazi në Imola dhe e 65-ta në karrierë në Formula 1, sukses që erdhi në një event jubilar për skuadrën Red Bull, që të dielën zhvilloi Çmimin e Madh numër 400 në histori në F1. “Starti në vetvete nuk ishte edhe aq i mirë, por isha ende në vijën ideale dhe mendova ta provoja nga jashtë. Gjithçka shkoi vërtet mirë”, kështu e përshkruan katër herë kampioni i botës nisjen në Imola.

MANOVRA — Ndoshta për të gjithë Piastri u tregua pak naiv, i nisur mirë nga pozicioni i parë dhe duke qenë i bindur se e kishte në dorë kryesimin në garë. Por ishte pikërisht kjo tepricë e vogël vetëbesimi hapësira në të cilën Vershtapen u hodh me shpejtësi me një makinë të tërë. Maks e vonoi frenimin deri në kufijtë e mundësive njerëzore dhe nga e parakaloi nga jashtë makinën MekLaren të australianit, duke e lënë të shtangur rivalin. Por si a doli?

“Hyra me më shumë shpejtësi”, shpjegon piloti i Red Bullit me më shumë detaje. “Në një moment të caktuar ndjen atë lloj ‘impulsi’ që të çon në kthesën 3. Dhe aty e kuptova se isha përpara, por gjithçka ndodh shpejt. Duhet të jesh shumë i saktë, të përpiqesh të mos dalësh shumë larg trajektores. Por po, për fat, gjithçka shkoi më së miri në atë moment”. Piastri mund të jetë treguar pak naiv, por nga ana tjetër Vershtapen imagjinoi dhe ekzekutoi një frenim pothuajse të pafund, me trajektoren dhe ndjeshmërinë e një vizionari. Një manovër e jashtëzakonshme nga Maks dhe është vërtet e vështirë të fajësosh Oskarin për atë moment.

BOTËRORI I HAPUR — Të apasionuarit e Formulës 1 falënderojnë Vershtapenin, njeriun që po e mban të hapur një Kampionat Botëror, që përndryshe do të ishte në duart e dyshes së pinga Sharl Lëklerk (vendi i tretë) në Arabinë Saudite dhe një triumf i Luis Hamiltonit në garën Sprint në Shangai janë rezultatet më të larta që ka shënuar Ferrari në Botërorin 2025 të Formulës 1. Ekipi italian renditet në vendin e katërt për konstruktorë pas MekLarenit, Mercedesit dhe Red Bullit. 1 PODIUM lotëve të MekLaren, të cilët megjithatë e mbyllën në podium në Imola, me Norrisin në vendin e dytë dhe Piastrin në të tretin. Piastri tani kryeson renditjen me 146 pikë, Norris është i dyti me 133 pikë, ndërsa Vershtapen ndjek në vendin e tretë me 124 pikë, duke dhuruar një sfidë të bukur treshe. Ndonëse Red Bulli nuk është në lartësinë e MekLarenit, në duart e një magjistari si pilot holandez, duket si një makinë e aftë të shkaktojë dëme për rivalët britanikë, veçanërisht në pista me karakteristika të caktuara. “Imola ka shumë kthesa me shpejtësi të lartë dhe mendoj se makinës sonë i pëlqejnë ato. Gjithashtu, mendoj se kemi bërë një hap përpara me konfigurimin, gjë që ndihmoi”, thotë Vershtapen.

I SURPRIZUAR — Për disa aspekte, edhe vetë Maks Vershtapen ka mbetur i habitur: “Isha i lumtur që po kryesoja, por nuk isha plotësisht i sigurt se sa të shpejtë ishim, sepse po kryesoja edhe në Majami, por nuk kishim një ritëm të shkëlqyer gare atje. Kështu që u përpoqa të ndiqja pak ritmin tim. Mendoj se makina ishte pak më e këndshme për t’u drejtuar, më e kontrollueshme edhe në periudhën e gjatë dhe kjo më ndihmoi të menaxhoja gomat më mirë, ndoshta më shumë se zakonisht. Pra, po, në përgjithësi, ishte një performancë paksa e habitshme, por padyshim që jam shumë i kënaqur me atë që treguam. Shpresoj vetëm të mund të tregojmë më shpesh një paraqitje si kjo”.

DREJT MONAKOS — Për Formulën 1 nuk ka pushim, teksa këtë fundjavë Botërori do të transferfohet në Montekarlo. Çfarë pritet të ndodhë në Principatë? Ja çfarë thotë piloti i Red Bullit: “Monako është padyshim shumë, shumë ndryshe. Kështu që do të shohim se si do të ia dalim atje. Viti i kaluar ishte shumë i vështirë për ne. Nuk pres që të jetë shumë më e lehtë këtë herë, sepse padyshim është një pistë me shpejtësi të ulët. Por do ta shohim. Është vetëm një garë në kalendar, ku përpiqesh të japësh më të mirën tënde. Pas kësaj ka ende shumë gara, por është e qartë se kur shkojmë në pista me kthesa me shpejtësi të lartë, jemi më konkurrues”, përfundon 27- vjeçari holandez, kampion në fuqi në F1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, në një kolumne…