Kalimi te Prishtina është një ëndërr e realizuar për Veliqin

23 qershor 2023 | 12:16

Mbrojtësi i krahut, Ermal Veliqi, është futbollisti më i ri që ka nënshkruar me FC Prishtinën. Veliqi në skuadr4ën kryeqytetas e vjen nga KF Drenica.

Futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën ndërkohë që është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Driton Krasniqi.

Prishtina është përvoja e parë e Veliqit jashtë FC Drenicës, skuadër në të cilën është zhvilluar si futbollist duke luajtur në të gjitha grupmoshat.

Ermali tash e katër vite është pjesë e skuadrës së parë të Drenicës, kurse edicionin e fundit në Superligën e Kosovës i ka realizuar edhe dy gola dhe e ka bërë një asistim. Ai është shprehur i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.

“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet janë që të fitojmë trofe”, ka thënë Veliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk mund…