Kalkulatori ku mund të llogaritni se sa mund t’ju vjen fatura e rrymës me tarifat e reja

08 shkurt 2022 | 16:27

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka publikuar kalkulatorin për llogaritjen e konsumit të energjisë elektrike sipas tarifave të reja.

Kjo pasi ZRrE-ja ka marrë vendim të enjten për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat  energji elektrike në muaj.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWh nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

Kalkulatorin e gjeni duke klikuar: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletët janë ankuar për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, duke…