
Kallas bën thirrje për ‘presion më të fortë ndërkombëtar’ ndaj Rusisë
25 maj 2025
| 13:28
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar për sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, që u krye gjatë natës.
Në “X”, Kallas thotë se sulmi tregon se Rusia “është e vendosur për më shumë vuajtje dhe asgjësimin e Ukrainës”.
“Është shkatërruese të shoh fëmijë mes viktimave. Mendimet e mia janë me familjet sot”, shkroi ajo.
Tre fëmijë ishin në mesin e të paktën 12 personave të vrarë gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”, përfundoi Kallasi.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve evropiane dhe SHBA-së që të vendosin sanksione më të rrepta ndaj Rusisë