
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në një darkë pune
22 maj 2025
| 14:53
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, sonte në një darkë pune, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë në detyrë.