
Kallas këtë javë viziton Kosovën
19 maj 2025
| 10:07
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë.
Për arsyet e ardhjes së saj pati folur edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo shprehej se meqë këtë javë do gjendet në një vizitë të planifikuar jashtë vendit, takimin me Kaja Kallas e zhvilloi në Tiranë.
Ndër tjera presidentja Osmani, u shpreh se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.