Kallas në Tiranë: Nuk mund të ketë ecuri për Kosovën dhe Serbinë pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve

08 prill 2025 | 11:18

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranë, ka thënë se Kosova dhe Serbia pa normalizim të plotë s’mund të ecin drejt BE-së.

Ajo ka treguar se me Ramën kanë folur edhe për zhvillimet në rajon dhe tha se i vlerëson “këshillat dhe komentet” që Rama i ka dhënë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve. Dhe do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë dhe do të takohem me të gjithë palët atje në mënyrë që të qetësohet situata atje”, ka thënë Kallas.

Kryediplomatja Kallas për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, në krye të së cilit është ajo, ka folur edhe gjatë vizitës së saj dje në Mal të Zi.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, ne kemi Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe do të ulemi me të edhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e rëndësishme për ne është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë asnjëra prej tyre nuk mund të vazhdojë në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Kallas.

Ajo ka thënë se në takimin me Peter Sorensen do të flasin “realisht se cilat janë gabimet në rrugë”, si dhe çfarë funksionon e çfarë jo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra…