
Kallas nuk përgjigjet në Beograd për masat e BE-së dhe Asociacionin: S’komentoj asgjë para se të flas me Kosovën
22 maj 2025
| 15:27
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, në konferencën për medie në Beograd është pyetur për kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe atë të Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese.
Kallas ka refuzuar të përgjigjet në këtë pyetje pa i takuar edhe përfaqësuesit në Kosovë.
“Ne do të udhëtojmë nga këtu në Kosovë. Unë nuk do të komentoj për këtë para se të ulem edhe me Kosovën dhe të adresoj të gjitha shqetësimet që kemi me ta. Kështu që unë do ta bëj atë atëherë”, ka thënë Kallas.
Kryediplomatja e BE-së, ka thënë se në procesin e dialogut Kosovë-Serbi është e re, duke shtuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve është ajo që nevojitet.