
Kallas u bën thirrje partive politike në Kosovë ta zhbllokojnë ngërçin politik
22 maj 2025
| 17:03
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, në konferencën e sotme për medie në Prishtinë, ka kërkuar zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve.
“Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund t’i zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga mbështetja jonë”, ka thënë Kallas.