“Kallet” Irani, temperaturat shkojnë deri në 50 gradë

03 korrik 2023 | 12:11

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit ka arritur në 50 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.

Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë. Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.

Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.

Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mirlind Daku është gati për një aventurë të re…