Kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

28 shtator 2025 | 12:12

Kur bota përjetoi kufizimin e lëvizjes apo aktiviteteve të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mauro Morandi e sigurt që nuk u surprizua.

Për të nuk kishte asgjë të re pasi prej dekadash kishte zgjedhur vetminë.

Historia nis në vitin 1989, kur anija e tij, me motor të dëmtuar dhe spirancë të këputur, u hodh nga dallgët në brigjet e ishullit Budelli, mes Sardenjës dhe Korsikës. Asokohe i thanë se rojtari i ishullit po tërhiqej nga detyra, kështu që shiti anijen dhe mori përsipër një eksperiencë unike e të guximshme.

Që prej asaj dite, ai u bë “Robinson Crusoe” i Italisë.

Për 33 vite, ishte i vetmi banor dhe kujdestar i Budellit. Kujdesej për shtigjet, mbronte natyrën, priste vizitorët e pakët dhe me fjalë të thjeshta u shpjegonte si të respektonin ekosistemin e brishtë të ishullit.

Budelli është pjesë e Parkut Kombëtar të Arkipelagut të La Maddalenës, një perlë e famshme me rërë që merr ngjyrë nga grimcat mikroskopike të koraleve dhe guaskave.

Në fillim të viteve ’90, kjo bukuri u mbyll për publikun, për t’u mbrojtur. Nga mijëra vizitorë në ditë, ishulli mbeti vetëm me një njeri: Mauro Morandin.

Në vitin 2016, pas një beteje gjyqësore për pronësinë e ishullit, një gjykatë vendosi që Budelli i përkiste Parkut Kombëtar. Po atë vit, autoritetet e parkut filluan ta sfidonin të drejtën e Morandit për të jetuar aty.

Por publiku reagoi fuqishëm, një peticion për ta mbajtur në ishull mblodhi mbi 18 mijë firma, duke E pezulluar përkohësisht largimin e tij.

Në prill 2021, Morandi shkroi në rrjetet sociale:

Shpresoj të vdes këtu, të digjem dhe hirin tim ta shpërndajë era!

Në atë kohë ishte 81 vjeç, i bindur se gjithë jeta në natyrë është energjia e vetme që lëviz universin.

Vetmitari nuk ishte biolog apo botanist, por kishte një mision: të mësonte njerëzit të kuptonin bukurinë.

“Jo ta shohin, por ta ndjejnë me sytë mbyllur,” thoshte ai. Për të, dashuria dhe bukuria ishin e njëjta gjë.

Dimri në Budelli ishte i egër.

Morandi shpesh kalonte edhe më shumë se 20 ditë pa parë askënd. Gjeti paqe në meditimin e tij: ulej në breg, duke dëgjuar vetëm erën dhe dallgët. Koha i kalonte duke lexuar, duke gdhendur dru, duke medituar mbi filozofët grekë e shkrimtarët e mëdhenj, duke fotografuar peisazhet që ndryshonin nga ora në orë.

Kur u pikas nga bota dhe u bë viral në rrjet, ai e përqafoi këtë moment duke ndarë detaje nga parajsa e tij, duke shpresuar se do t’i bëjë njerëzit të lidhen më shumë me natyrën, kudo që ndodhen.

“Është një burg, por një burg që e kam zgjedhur vetë,” thoshte ai.

Një burg i mbushur me det, erë, dritë dhe heshtje, aty ku Mauro Morandi kaloi 33 vite të jetës së tij…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një…