
Kaloi me not nga Meksika në ShBA, historia e shqiptarit që hapi një shkollë shqipe në Alaskë
Ulber Ferati ka rrëfyer historinë e pabesueshme të jetës së tij. Shqiptari nga Struga ka treguar se i është dashur të largohet nga trojet shqiptare kur ishte në një moshë të re.
Më shumë peripeci dhe sfida, ai kishte arritur më në fund në ShBA, ku dhe jeton prej shumë vitesh. Ulberi ka treguar për gazetarët e “Abcnews” se ka kaluar me not nga Meksika në ShBA.
Ai kishte qëndruar në New Jersey, por ka vendosur të shpërngulej përfundimisht në Alaskë. Atje, ai ka njohur dhe vajzën me të cilën do të kalonte jetën. Me ndihmën e babait të tij, ai kishte vendosur të hapë një shkollë shqipe për të gjithë komunitetin shqiptar që ndodhej në Alaskë.
“Këtu është një komunitet shumë i madh dhe ishin më shumë se 30 nxënës. Babanë e kam pasur mësues. Me të gjithë familjen iu përkushtuam kombit. Kemi jetuar në një shoqëri ku jemi diskriminuar, nuk kishim as libra. Kur erdha këtu e kisha ndjesi dhe më vinte keq që të lija fëmijët pa mësuar gjuhën shqipe”, ka thënë Ferati.
Tanimë, ai është i angazhuar në biznesin e tij, një restorant shumë i famshëm në Alaskë.