“Kalon Bajrami, kush n’telefon s’na thirrë”, qytetarët për ndryshimin e traditës së Bajramit

09 prill 2024 | 21:07

Qytetarët në kryeqytet janë shprehur të zhgënjyer lidhur me ndryshimin e traditës së festimit të Bajramit.

Disa prej tyre thonë se gëzimi që ka qenë më herët për këtë festë, tashmë nuk shihet në ditët e sotme, raporton Kiks Kosova.

Blerja e veshmbathjeve të reja e përgatitja e ëmbëlsirave, sipas tyre, janë pritur me shumë gëzim, mirëpo tashmë thonë se gjithçka ka ndryshuar.

Veshja bukur e ngrënia mirë vazhdimisht nga një pjesë e popullatës, sipas tyre e kanë bërë këtë festë më të zakonshme.

Nga ana tjetër, ata thonë se për çdo Bajram, raportet mes familjeve po ftohen.

Ata kanë folur edhe për vitra, të cilët thonë se në prag të çdo Bajrami, i dorëzojnë te nevojtarët, jetimët e të sëmurët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në intervistën e dhënë për RTK-në…