Kamberi kërkon krijimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë

01 dhjetor 2020 | 12:06

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të së cilës kërkon ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kamberi ka treguar se ka nënshkruar peticioni, duke i ftuar qytetarët që t`i bashkohen kësaj iniciative dhe ta nënshkruajnë peticionin.

Postimi i plotë i Kamberit:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz: https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija
Faleminderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por siç duket…