Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare

04 gusht 2025 | 17:36

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq,  për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Kamberi bën të ditur se këtë kallëzim penal e kanë dorëzuar bashkë me kolegët deputet Ahmedin Skrijelj dhe Minela Kalender.

“Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra tjera të neveritshme” kishte deklaruar kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në konferencën për shtyp pas protestave të para disa ditëve në Novi Pazar”, bën të ditur Kamberi.

Sipas tij, kjo është një fjali që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe komuniteteve të tjera që ndajnë të njëjtën besim, duke i përbaltur dhe asociuar me “të neveritshmen”, me “rrezikun”, me “të huajin” brenda një shteti që ende nuk ka dalë nga trauma e nacionalizmit agresiv të viteve ‘90.

Kamberi bën të ditur se ky veprim nuk është politik por është thirrje për drejtësi.

Ai shton se gjuha e urrejtjes nuk mund të mbetet vetëm çështje politike apo moraliteti publik, në radhë të parë është çështje ligjshmërie dhe drejtësie.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MLS vazhdon të tërheqë yje nga futbolli evropian dhe lojtari…