
Kamberi pas shkarkimit të Sinanit: Bashkë me nderin ata humbën gjithçka
11 prill 2022
| 15:13
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, ku për kundërshtarët politikë ai është shprehur se kanë humbur gjithçka bashkë me nderin.
“Ata, jo ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me 20 vota për, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë shkarkuar në seancë të jashtëzakonshme nga posti kryetaren e kësaj komune.
Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshjeje për koalicion midis PVD-së, PDSh-së dhe LR-së.