Kamberi për raportin e DASh-it: Goditje Serbisë për diskriminim etnik ndaj shqiptarëve

21 mars 2023 | 15:07

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) duke vënë në pah goditjen e ashpër të raportit mbi Serbinë për diskriminimin etnik të shqiptarëve në sferat jetike, i cili po zbatohet ndër vite.

Kamberi ka potencuar pjesën ku flitet për “Dhunën dhe diskriminimi sistemik racor apo etnik” në raportin për Serbinë, që sipas tij godet më së shumti Serbinë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Departamenti i Shtetit të ShBA-së në raportin për praktikat e të drejtave të njeriut për vitin 2022 ka potencuar diskrimiminim etnik të shqiptarëve në sferat jetike.  Në raportin për Serbinë, në seksionin me titull ‘Dhuna dhe diskriminimi sistemik racor apo etnik’ (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e sistematik shtetërorë e institucional që, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po zbatohet ndër vite”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti afrikan Emmanuel Adebayor ka vendosur të përshëndetet përfundimisht nga…