Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe

17 prill 2024 | 22:03

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptar të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë,

Ai në një lidhje direkte për “Debat Plus”, tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

“Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga bunajovci janë mbajtë 4 orë në dheun e bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, th ai.

Sipas tij ky veprim i Serbisë, vjen si hakmarrje të zhvillimeve të fundit dhe fitores së Kosovës në KiE.”

Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklaratë skandaloze nga Vuciq i cili tha organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai.

Sipas tij Aleksandër Vuçiq, këto veprime i bën për konsum të brendshëm por edhe të jashtëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes…