
Kamberi takohet me Kurtin, e falënderon për përkrahjen
22 korrik 2022
| 11:57
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Me këtë rast, Kamberi ka thënë se e ka falënderuar kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbungëlsisë për përfaqësim të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
“Me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.