Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafik prë një javë në Prishtinë

20 janar 2026 | 19:20

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik, përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe shqiptimit të gjobave ndaj kundërvajtësve.

Sipas Policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit po realizon shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si dhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren.

Nga data 13 deri më 19 janar 2026, kjo njësi ka shqiptuar gjithsej 1.369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes. Shkeljet janë evidentuar përmes kamerave të sigurisë dhe kontrolleve direkte në komunikacion.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje…