Kamioni baltosi rrugën, policia gjobit me 1000 euro kompaninë e ndërtimit
22 dhjetor 2025
| 10:54
Policia në Prishtinë, ka gjobitur me 1000 euro një kompani ndërtimi për shkak të ndotjes së ambientit.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë kontrolleve në terren, në disa segmente të rrugëve të Prishtinës janë identifikuar sasi të mëdha të baltës, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e rënda atmosferike me mjegull dhe ngrica.
Të gjobiturit, janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që gjatë sezonit dimëror të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve”.



