
Kampionati Botëror 2026, deri më tani pjesëmarrjen e kanë siguruar 19 kombëtare
10 tetor 2025
| 11:33
Deri më tani, 19 kombëtare janë kualifikuar në Kampionatin Botëror të futbollit që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.
Këto tri të fundit e kanë siguruar automatikisht pjesëmarrjen si organizatore, transmeton Klankosova.tv.
Deri tash biletën për evenimentin më të rëndësishëm e kanë prerë: Argjentina, Brazili, Ecuadori, Uruguai, Kolumbia e Paraguai, Japonia, Irani, Australia, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Maroko, Tunisia dhe Egjipti dhe Zelanda e Re.
Ky kampionat për herë të parë do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse, nga 32 sa ishte deri më tani.
Kampionati Botëror 2026-të, nis më 11 qershor të vitit të ardhshëm dhe përfundon më 19 korrik.