Kampionati Botëror në Xhudo, ‘Tokio 2019’ ekskluzivisht në ‘Artmotion’

19 gusht 2019 | 15:53

Nga 25 gusht deri më 1 shtator, zemra e xhudos kosovar do të rrah vetëm në një platformë “Artmotion”.

889 xhudistë nga 152 shtete e 5 kontinente dhe në mesin e tyre 5-shja legjendare e xhudos kosovare: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe natyrisht, Akil Gjakova, të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka do të udhëtojnë për në vendlindjen e këtij sporti në gjah për medaljet e reja.

Për 8 ditë rresht, xhudistët më të mirë në botë do të luftojnë për titujt e kampionëve botëror pikërisht në të njëjtën arenë ku vetëm 1 vit më vonë, me 2020 do të luftojnë për medaljen Olimpike. Gara më e madhe e vitit në xhudo – Kampionati Botëror do të transmetohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën “Artmotion”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar afaristi i njohur nga…