Kampionët fitojnë në Prizren

12 maj 2025 | 11:05

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27).

Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1.

Çereku i parë ishte i luftuar maksimalisht nga të dy skuadrat, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte e ngjashme, por kësaj radhe për prizrenasit 17:20, për të shkuar në pushim me shifrat 32:27.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë, që ju takoi bindshëm mysafirëve 13:24, që ishte e mjaftueshme, pasi në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe shënuan fitore shumë të rëndësishme 71:88.

Te vendasit pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Jayveous Mckinnis e mbylli ndeshjen me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te mitrovicasit Junior Madut e mbylli ndeshjen me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë…